Правилник о изменама и допунама правилника о наставном плану и програму основног образовања и васпитањА icon

Правилник о изменама и допунама правилника о наставном плану и програму основног образовања и васпитањА


1 чел. помогло.
Смотрите также:
Правилник о изменама и допунама правилника о наставном плану и програму за стицање образовања у...
Закона о изменама и допунама Закона о основама система образовања и васпитања ("Службени гласник...
Закона о основама система образовања и васпитања ("Службени гласник рс", бр. 62/03...
Закона о основама система образовања и васпитања ("Службени гласник рс", бр. 62/03...
Закона о основама система образовања и васпитања ("Службени гласник рс", бр. 62/03...
Професионална гимназия по облекло и...
Правилник
Основна цел на Правилника...
Този правилник урежда устройството, числеността...
Решение №5-80
Препис извлечение...
Първа



страницы: 1   2   3   4   5   6   7   8   9   ...   34
вернуться в начало
Lektura shtëpiake

Naim Frashëri – Të vegjëlit

Ezopi - Përrallëza

Vehbi Kikaj - Shtëpia ime ka sy

Vedat Kokona - Lulja dhe Shega

Xhani Rodari - Aventurat e Çipolinos

Mato Lovrak – Treni në borë

Lexim

Leximi me zë dhe në heshtje si hyrje për bisedë rreth tekstit dhe leximi shprehës (ekspresiv).

Orientimi dhe motivimi i nxënësve për lexim me detyra të dhëna më parë: zbulimi i karakteristikave të personazheve (veprimet, fjalët, pamja, veçoritë), veprimi, ngjarjet, dukuritë natyrore dhe përshkrimet për t'iu përgjigjur pyetjeve të parashtruara; ritregimi, të vërejturit e figurave gjuhësore-stilistike dhe pasurimi i fjalorit të nxënësve.

Leximi shprehës (ekspresiv) i harmonizuar me llojin dhe natyrën e tekstit (lirik, epik, dramatik). Nxitja e nxënësve për variacionet e ritmit, forcës dhe ngjyrës së zërit dhe për pushim logjik gjatë leximit të teksteve të ndryshme. Të mësuarit e nxënësve për leximin e teksteve me cilësi emocionale dhe dramatike.

Leximi në heshtje duke u orientuar dhe me detyra të përcaktuara: kuptimi i shpejtë i përmbajtjes, kërkimi i të dhënave përkatëse mbi personazhin, mbi ndjenjën dhe mënyrën e paraqitjes së tyre.

Recitimi shprehës i tërësive dhe i fragmenteve të mësuara përmendsh poetike dhe prozaike. Improvizimet skenike.

^ Puna në tekst

Të vërejturit dhe interpretimi i rrjedhës së veprimit, i personazheve kryesore dhe i porosive themelore në veprën letrare. Hulumtimi i hollësive të rëndësishme në përshkrimin e natyrës (zbulimi i bukurive joshëse sensuale: vizuele, akustike, kinetike, taktike, kundërmuese etj.). Të tregohen pjesët figurative, shprehjet dhe fjalët me anën e të cilave shkaktohen disa mbresa; zbulimi i qëndrimit dhe i marrëdhënieve emocionale të shkrimtarit ndaj dukurive të përshkruara.

Të vërejturit dhe emërimi i tërësive përmbajtësore në tekste të prozës - sajimi i planit. Zbulimi i faktorëve të cilët në situata të ndryshme ndikojnë në veprimet e heronjve kryesorë (rrethanat e jashtme dhe shoqërore, nxitjet e brendshme - ndjenjat, qëllimet, dëshirat). Të vërejturit dhe interpretimi i shprehjeve, fjalëve dhe dialogjeve me të cilat paraqiten veprimet, korifliktet, situatat dramatike dhe shkaqet e tyre, zgjidhjet dhe pasojat.

Nxitja e nxënësve që t'i kuptojnë dhe t'i përvetësojnë nocionet funksionale: rrëfimi, përshkrimi, fantazia, dialogu, personazhi, heroi, kryesorja, jokryesorja; përshtypja, disponimi, interesimi, rrethanat, situatat, manifestimet; nxitja, kushti, krahasimi, vlerësimi, vërtetimi, dëshmia, përfundimi, admirimi, ngazëllimi, dashuria (ndaj njeriut, atdheut, punës, natyrës); tërheqësia, sinqeriteti, objektiviteti, fisnikëria; rrezikimi, mbrojtja (e ambientit jetësor dhe të punës).

Nocionet

Gjatë përpunimit të veprave letrare përvetësohen këto nocione: ritmi (intonacioni, forca, tempoja, pushimi, ngjyra e zërit); poezia patriotike; tema; elementet themelore të gjuhës poetike (karakteri piktoresk); tregimtari, rrëfimi i shkrimtarit, renditja kronologjike e ngjarjeve; peizazhi; cilësitë themelore të përrallëzës, përrallës dhe të stripit.

^ KULTURA E TË SHPREHURIT (60 O RË)

Lënda për përpunim duhet të merret nga jeta e përditshme e nxënësve dhe nga ngjarjet në mjedisin e nxënësve.

Të shprehurit me gojë

Rrëfimi mbi përjetimet dhe ngjarjet e ndryshme; të hartuarit e tregimit në bazë të fjalëve të dhëna, tablove, diafilmave, në bazë të filmave dhe në mënyrëtë lirë, sipas temës së zgjedhur në mënyrë të pavarur.

Përshkrimi i dukurive të ndërlikuara, i objekteve dhe i qenieve në hapësirë të gjerë, në mjedisin urban dhe në natyrë - në lëvizje dhe në qetësi (duke i theksuar dhe duke i krahasuar hollësitë karakteristike).

Raportimi mbi punën në mësonjëtore, mbi organizatat e pionierëve dhe të fëmijëve, mbi shfaqjet teatrale, filmin, emisionet radiotelevizive për fëmijë;vlerësimin kritik të raporteve; udhëheqjen e mbledhjeve të punës (hapja, shqyrtimi, përfundimi, mbyllja).

Ritregimi: të përmbledhurit dhe zgjerimi i tekstit; ritregimi dhe përfundimi tjetër, duke ia ndërruar vetat gramatikore dhe vendin e veprimit; ritregimi i pjesës më të bukur të tekstit - sipas zgjedhjes së arsimtarit dhe të nxënësve.

Ushtrime lidhur me formimin e fjalëve të përbëra të realizuara dhe sendërtimin e sinonimeve (në kuadër të përpunimit të lekturës shkollore dhe të lekturës shtëpiake).

Të vërejturit e funksionit semantik të theksit në fjalët me përbërje të njëjtë të tingujve, ndërsa me theks të ndryshëm.

^ Të shprehurit me shkrim

Kopjimi i fragmenteve me vlera të theksuara stilistike; përshkrimi me ngjyrë emocionale, skena dramatike, portreti i relievit, idetë e bukura.

Diktimet: drejtshkrimore, me paramenim të gabimeve, diktime zgjedhore, diktime të lira, diktime kontrolluese.

Rrëfimi i inspiruar krijues në fillim i dhënë (me fjalë, me të rrëfyerit e fragmentit, filmit, tablos, emisioneve radiotelevizive) ose sipas zgjedhjes së lirë të temës dhe te elementeve.

Përshkrimi, raportimi dhe ritregimi - si në të shprehurit me gojë.

Ushtrime lidhur me teknikën e shtjellimit të hartimit me shkrim: analiza e temës dhe përcaktimi i pikës qendrore të saj; të vështruarit, të vërejturit dhe zgjedhja e lëndës; renditja e detajeve të zgjedhura; elementet thëmelore (kryesore) të kompozicionit (hyrja, shtjellimi, përfundimi); shkruarja e hartimit, korrigjimi i hartimit kolektiv dhe individual.

Ushtrime lidhur me formulimin e fjalive të thjeshta, duke theksuar në mënyrë të veçantë vendin dhe rolin e pjesëve kryesore dhe plotësuese të tyre. Të vërejturit e vendit të disa pjesëve të strukturës së fjalisë (nga shembujt e të folurit, nga tekstet e ndryshme dhe nga detyrat e nxënësve).

Ushtrime leksikore (pasurimi i fjalorit aktiv të nxënësve me fjalë nga tematika e lëmetnve që përpunohen).

Të vërejturit e huazimeve dhe të lokalizmave të papërshtatshme në të folur (në fjalorin e disa profesioneve, në shtyp dhe në emisionet radiotelevizive) dhe zëvendësimi i tyre me fjalë dhe me shprehje të gjuhës bashkëkohore letrare.

Të shkruarit e telegrameve, letrave, lutjeve; plotësimi i mandapostave të ndryshme.

Dhjetë detyra shtëpiake me shkrim dhe analiza e tyre në orët e mësimit.

Katër hartime shkollore me shkrim (një orë për shtjellim, dy orë për korrigjimin e hartimit).

KLASA V
(5 orë në javë, 180 orë në vit)

^ Detyrat operative:

- kontrollimi dhe sistematizimi i njohurive të fituara nga klasët e mëparshme;

- përvetësimi i elementeve të leximit shprehës (ekspresiv) dhe të rrëfimit të përcaktuar sipas programit;

- përvetësimi i fjalisë së thjeshtë me gjymtyrët e saj;

- të njihen nxënësit me fjalëformimin dhe me kuptimin e fjalisë së përbërë;

- përvetësimi i njohurive mbi pjesët e ndryshueshme të ligjëratës dhe funksionin themelor të rasave;

- dhënia e diturive themelore mbi pjesët e pandryshueshme të ligjëratës;

- aftësimi i nxënësve që të rrëfejne, të përshkruajnë dhe të portretizojnë në mënyrë të pavarur, të planifikuar dhe ekonomike, si dhe për bashkimin e formave të ndryshme të rrëfimit (sipas kërkesës së programit);

- të njihen nxënësit me strukturën dhe analizën e veprës epike (duke u përqëndruar në fizionominë letrare);

- aftësimi i nxënësve që t'i vërejnë dhe t'i interpretojnë motivet kryesore dhe tablot poetike.

^ GJUHË (50 ORË)

Gramatikë

Pjesët e ndryshueshme të ligjëratës.

Emri, nyja, mbiemri, përemri, numërori.

Folja: kuptimi, numri, veta, format e shtjelluara e të pashtjelluara; zgjedhimi sipas kohëve (të jepet vetëm kuptimi i tyre, pa dhënë shpjegime për anën teorike).

Pjesët e pandryshueshme të ligjëratës

Parafjala, ndajfolja, lidhëza, pasthirrma, pjesëza.

SINTAKSA

Fjalia e thjeshtë: kryefjala, kallëzuesi foljor e emëror. Pjesët tjera të fjalisë (të jepet vetëm kuptimi). Shenjat e pikësimit.

Përsëritjes së shkurtër të lëndës së sipërshënuar programore nga gjuha t'i kushtohen rreth 10 orë mësimi.

FONETIKA

Fjala, tingulli, shkronja. Alfabeti. Zanoret. Bashkëtingëlloret. Theksi.

Togje zanoresh. Apostrofi, kuptimi dhe drejtshkrimi i tij. Ndarja e fjalëve në rrokje.

MORFOLOGJIA

Pjesët përbërëse të fjalës: rrënja e fjalës, tema dhe mbaresat; parashtesat dhe prapashtesat; ndërrimet e tingujve në rrënjët e fjalëve, fjalët e thjeshta dhe të përbëra.

Evitimi i trajtave të parregullta fonetike.

^ Emri dhe nyjat

a) Kuptimi i emrit. Emrat konkret dhe abstrakt.

Emrat e përveçëm, të përgjithshem dhe përmbledhës.

Mbaresat. Gjinia dhe trajta e emrit. Gjinia mashkullore, gjinia femërore. Formimi i gjinisë femërore të emrit. Gjinia asnjënëse. Numri i emrit. Shumësi i emrave të gjinise mashkullore. Lakimi dhe kuptimi. Rasat. Llojet e lakimit. Lakimi i parë, i dytë, i tretë dhe i katërt. Nyjat e përparme. Lakimi i nyjave të përparme (i dy emrave bashkë ose emri dhe mbiemri).

b) Pasurimi i fjalorit me emra. Detyra në formë hartimi për përdorimin e emave të nyjshëm.

Parafjala

Përdorimi dhe llojet e parafjalëve. Përdorimi i parafjalës me rasë dhe pa rasë. Dallimi i parafjalës nga ndajfolja.

Mbiemri

Kuptimi i mbiemrit. Ndarja e mbiemrave sipas kuptimit. Mbiemri cilësues dhe llojet e tij, të nyjshëm dhe të panyjshëm. Vendosja e mbiemrit para dhe prapa emrit. Të përshtaturit e mbiemrit me emrin. Formimi i gjinisë femrore të mbiemrave. Shumësi i mbiemrave cilësor. Lakimi i mbiemrit cilësues. Shkallët e mbiemrit cilësues. Përdorimi i mbiemrave në emër. Mbiemri i ndërmjetësuar dhe i pandërmjetësuar, kuptimi dhe llojet.

Detyra në formë hartimi, përshkrime dhe portrete.

Numërorët

Kuptimi dhe përdorimi i numërorëve. Numërorët themelor dhe formimi i tyre.

Drejtshqiptimi

Shqiptimi i drejtë i fjalëve, i togjeve të zanoreve dhe të bashkëtingëlloreve. Shqiptimi i drejtë i fjalëve të theksuara dhe të patheksuara si dhe i fjalëve me shkronja të dyzuara. Intonacioni i fjalisë.

Drejtshkrimi

Drejtshkrimi i fjalëve. Drejtshkrimi i fjalëve me shkronja të dyzuara. Shkrimi i shkronjës së madhe në emërtimin e krahinave, të vendeve, të shteteve dhe të kontinenteve. Shkrimi i nyjave dhe i parafjalëve.

^ LETËRSI (80 ORË)

Lektura shkollore

Duajeni librin - Maksim Gorki

Aty ku ranë dëshmorë - Esad Mekuli

Gjyla dhe Iveza - Mark Milani

Zemra e vrazhdë - Branko Qopiq

Ura e Zhepës - Ivo Andriq

Kapiteni Xhon Piplfoks (fragment) - Dushan Radoviq

Dashuri diellore - Ali Podrimja

Dhjetëshi - Ivan Cankar

Zoti të dhashtë - Migjeni

Iku dimri erdhi pranvera - këngë lirike popullore

Në spital - Ibrahim Kadriu

Lirisë - Josip V. Rela

Miu në xhep (fragment) - Hivzi Sulejmani

Djaloshi - Fatmir Gjata

Mbrëmje verore - Nikolla Koçish

Oliver Tuist (fragment) - Çarls Dikens

Buka - Azem Shkreli

Orkestra jonë gazmore – Adelina Mamaqi

Në familjen tonë - Bedri Dedja

Mbreti e plaku - tregim popullor

Bilbili - Naim Frashëri

Shtëpia ime - Iva Cekoviq

Bardhi dhe Mirushja - Rifat Kukaj

Bukuria e Tanushës - nga krijimtaria popullore

Jehu i egërsisë (fragment) – Xhek London

Gjurmëve të historisë (udhëpershkrim) - Sinan Hasani

Aga Ymeri - kënge popullore

KIasa e zbukuruar - Qamil Batalli

Pranvera - Asdreni

Nëntori - Fejzi Bojku

Djaloshi i gurt - Vehbi Kikaj

^ Lektura shtëpiake

Vehbi Kikaj - Sarajet e bardha

Vidoe Podgorec - Jevgu i bardhë (pjesa e parë)

Qamil Batalli - Agimet e kaltra

Luigj Gurakuqi - Tufë lulesh

Zhyl Vern - Njëzet mijë mila nën det

Petro Marko - Shpella e piratëve

Lexim

Studimi i posaçëm i tekstit për hir të leximit shprehës (kushtëzimi tematik dhe emocional i ritmit, tempos, pushimit, ngjyrës së zërit dhe theksit të fjalëve). Ushtrime lidhur me leximin shprehës, rrëfimin dhe recitimin bindës. Të mësuarit përmendsh të disa vjershave dhe fragmenteve nga poezia epike dhe proza.

^ Puna në tekst

Të udhëzohen nxënësit që t'i analizojnë veprat epike: të vërejturit dhe interpretimi i motiveve kryesore, funksionet e tyre në kompozicion dhe në trajtimin e personazheve; të vërehen porositë. Të mësuarit sistematik të nxënësve në interpretimin e personazheve nga shumë aspekte: epike (në aksion), sensuale (pamja), lirike (ndjenjat), dramatike (konfliktet), psikologjike (motivimi i veprimeve), sociologjike (kushtet e formimit të të shprehurit), etike (vlerësimi i qëndrimeve dhe veprimeve). Zbulimi dhe interpretimi i pjesëve karakteristike të tekstit dhe të formës së rrëfimit (naracioni, përshkrimi, dialogu).

Puna e mëtejshme për të vërejtur planin funksional të tekstit dhe mbarështrimin e hollësive, si dhe emërtimet e përmbjtjeve të tërësishme (duke shfrytëzuar hollësitë autentike nga teksti).

Në tekstet përshkruese të prozës tregimtare - të vërehen tablot dhe figurat elementare më të rëndësishme, të zbulohet funksioni i tyre sprehës dhe lidhshmëria me elemente tjera të veprës, (veprimi, personazhi, situata, dinamika joshëse sensuale). Zbulimi i mjeteve gjuhësore - stilistike me të cilat formësohen tablot dhe mbresat e shkaktuara artistike.

Nxitja e nxënësve që t'i kuptojnë dhe t'i përvetësojnë nocionet funksionale: stili, të folurit figurativ; vetëdija, fantazia, identifikimi; veçoritë shpirtërore (të karakterit), patriotizmi; përjetimi artistik; qëndrimi, botëkuptimi, shkaku, pasojat; tema, porosia (ideja); kompozicioni i veprës (hartimi, paraqitja); ndërthurja, rrjedha, shthurja (e veprimit); fantastike; personale; kolektive; nderi, objektiviteti, solidariteti, ndershmëria, mendjehollësia, cilësia spiritoze, kurioziteti, pasiguria, enigmatike.

Nocionet

Gjatë përpunimit të veprës letrare përvetësohen këto nocione: kompozicioni i poezisë lirike, llojet e vargjeve (sipas numrit të rrokjeve), motivi, elementet themelore të gjuhës poetike (emocionaliteti, muzikaliteti); elementet e të shprehutrit poetik (epiteti, onomatopeja, personifikimi, krahasimi); poezia përshkruese; rrëfimi në vetën e parë dhe të tretë, fabula dhe elementet e sajë (hyrja, veprimi, ndërthurja apo konflikti, kulminacioni, shthurja); karakterizimi etik i personazheve.

^ KULTURA E TË SHPREHURIT (50 ORË)

Lënda e ushtrimeve të të shprehurit me gojë dhe me shkrim duhet të merret nga të vërejturit dhe përjetimet e nxënësve në shkollë dhe jashtë saj, nga tekstet të cilët janë përpunuar në shkollë, nga shkrimet e ndryshme, nga revistat, filmat, emisionet radiotelevizive, nga shfaqjet për femijë, nga solemnitetet dhe nga temat tjera të imagjinuara (përjetimet, ngjarjet, veprimet).

^ Të shprehurit me gojë

Rrëfimi i përmbajtjes së tregimeve të shkurtëra, fabulave, filmave dhe i emisioneve radiotelevizive; të vërejturit e tregimit të hartuar sipas renditjes kronologjike (hyrja - fillimi i tregimit, rrjedha e veprimit, theksimi i momenteve më të rëndësishme, kulminacioni dhe përfundimi).

Rrëfimi mbi përjetimet dhe ngjarjet sipas planit të hartuar (rrjedha e veprimit sipas renditjes kronologjike të tregimit). Rrëfimi lidhur me përjetimet dhe ngjarjet e imagjinuara. Përshkrimi i skenave dinamike nga veprat epike, filmat dhe nga emisionet radiotelevizive. Të vërejturit e cilësive qenësore të tablove vizuele dhe tonike të vendit të zgjedhur nga vepra letrare apo nga filmi. Të vërejturit e mjeteve gjuhësore - stilistike në fragmentet me karakter ekspresiv përshkrues (në poezi dhe në prozë).

Të paraqiturit.

Përshkrimi i pavarur i skenave të zgjedhura nga veprat letrare dhe nga filmi. Përshkrimi i peizazhit.

Të vërejturit e portreteve të suksesshme letrare dhe të shprehjeve gjuhësore me të cilat janë pikturuar. Portretizimi i personaliteteve nga ambienti i drejtpërdrejtë.

Raporti mbi punën e organizatave të nxënësve dhe të pionierëve, mbi vizitat e bibliotekave, muzejeve, ekspozitave dhe të koncerteve.

Ritregimi: të futurit e aktorëve të ri në tregiin; sipas analogjisë.

Ushtrime lidhur me fjalëformimin e fjalëve të përbëra dhe fjalëve të ekzekutuara (në suaza të lëmenjve tematike që përpunohen).

^ Të shprehurit me shkrim

Diktimet: diktimet e lira, kontrolluese (sondazhe).

Të shkruarit e hartimeve (naracioni, përshkrimi, portretizimi, raportimi) mbi temat e ndryshme nga jeta shkollore dhe e bashkësisë shoqërore (temat e dhëna dhe të lira).

Bashkimi i formave të ndryshme të rrëfimit (rrëfimi, përshkrimi, dialogu). Në hartimet e pavarura të nxënësve (në bazë së dhënë ose sipas temës së lirë).

Puna e mëtejshme lidhur me ushtrimet e teknikës në shtjellimin e hartimit me shkrim: përcaktimi i pikës qendrore të temës, zgjedhja dhe renditja e lëndës, elementet themelore të kompozicionit, grupimi i lëndës sipas etapave të kompozicionit, shtjellimi dhe korrigjimi i hartimit.

Të vërejturit e kaptinës (pjesës, paragrafit) si tërësi të ngushta tematike si dhe të vërejturit e funksionit të kompozicionit dhe stilit të tyre.

Ushtrime lidhur me formulimin e fjalive të thjeshta (me ndërrimin e pozitës dhe të vendit të kryefjalës, kallëzuesit, kundrinës si dhe plotësimi dhe përcaktimi i tyre). Parastrukturimi i fjalive të zgjedhura për të vërejtur radhitjen e ndryshme të pjesëve të tyre kryesore dhe plotësuese (me përcaktimin e nuancave të kuptimit).

Ushtrime lidhur me shkoqitjen (shpjegimin) e leksikut të tekstit të zgjedhur për t'i vërejtur dallimet gjuhësoro-stilistike.

Të vërejturit dhe shënimi i huazimeve dhe i lokalizmave të papërshtatshme (në të folur, në fjalorin e disa profesioneve, në radio dhe në emisionet televizive) dhe zëvendësimi i tyre me fjalë të përshtashme dhe me shprehje të gjuhës bashkëkohore letrare.

Të shkruarit e letrës - letërkëmbimi (korrespondenca) ndërshkollore: rregullat e përgjithshme për shkruarjen e letrës si krijim dhe formë e komunikimit.

Procesverbali.

Dhjetë detyra shtëpiake me shkrim dhe analiza e tyre në orët e mësimit.

Katër hartime shkollore me shkrim (një orëper shtjellim, dy orë për korrigjimin e hartimit).

KLASA VI
(4 orë në javë, 144 orë në vit)

^ Detyrat operative

- të zgjerohen njohuritë e nxënësve për fjalinë e përberë;

- të përvetësohen ndryshimet fonetike, përemrat mbiemërorë dhe format e foljeve sipas kërkesave të programit;

- të njihen nxënësit me format themelore të strukturës të të shprehurit me gojë dhe me shkrim;

- të aftësohen nxëpësit që t'i vërejnë dhe t'i interpretojnë shkaqet dhe pasojat e lidhjeve si dhe t'i shprehin mendimet dhe përfundimet e veta personale gjatë analizës së teksteve në situata të ndryshme të të folurit;

- të zhvillohen aftësitë e nxënësve që të vërejnë dhe të interpretojnë emocionet, motivet dhe tablot poetike në tekstin lirik;

- të njihen llojet themelore të artit filmik e skenik.

^ GJUHË (44 ORË)

Gramatikë

Përemrat

Përdorimi dhe llojet e përcaktuara të përemrave.

Përemri vetor, kuptimi, vetat, numri, lakimi; trajtat e shkurtëra. Përmri vetvetor.

Përemri dëftor. Kuptimi dhe përdorimi. Përemri pronor. Lakimi i përemrit pronor me emër. Njëjsi i përemrit pronor: veta e parë, veta e dytë, veta e tretë. Laki i përemrit pronor pa emër.

Përemri lidhor. Kuptimi, llojet, lakimi.

Përemri i pakufishëm. Kuptimi dhe lakimi i tij. Formimi i disa përemrave të pakuflshëm dhe drejtshkrimi i tyre.

^ Folja

Kuptimi, numri dhe vetat e foljes ndihmëse kam dhe jam si të pavarura dhe si ndihmëse; zgjedhimi i tyre, format e shtjelluara të foljes: mënyra dëftore, mënyra lidhore, mënyra habitore, mënyra kushtore, mënyra dëshirore, - kohët e foljes në këto mënyra. Format e pashtjelluara (pjesorja, paskajorja dhe përcjellorja). Zgjedhimi i foljeve. Diatezat e foljeve (diateza veprore, diateza pësore dhe vetvetore).

Foljet e rregullta dhe të parregullta. Zgjedhimi i foljeve me zanore dhe me diftong. Zgjedhimi i foljeve me bashkëtingëllore. Zgjedhimi i foljeve të parregullta. Foljet e llojllojshme. Formimi i foljeve me parashtesa dhe prapashtesa.

Ndajfolja

Përdorimi dhe llojet e ndajfoljeve. Formimi i ndajfoljeve të thjeshta, të prejardhura, të përbëra dhe lokucione. Shkallët e krahasimit të ndajfoljeve.

^ Lidhëza

Përdorimi dhe llojet e lidhëzave. Lidhëzat bashkërenditëse dhe nënrenditëse.

Pasthirrma

Përdorimi dhe llojet e pasthirrmave.

Pjesëza

Përdorimi dhe llojet.

Fjalëformimi: tema dhe mbaresa, tema prodhuese e një fjale të re, llojet e formimit të fjalëve; parashtesat kryesore dhe kuptimi i tyre; prapashtesat kryesore dhe kuptimi i tyre; fjalët e përbëra dhe të përngjitura.

Drejtshqiptimi

T'i kushtohet edhe më tej kujdes shqiptimit të drejtë të tingujve, fjalëve dhe të rrokjeve. Shqiptimi i trajtave foljore.

Drejtshkrimi

Shkrimi i trajtave foljore dhe i lidhëzave.

^ LETËRSI (60 ORË)

Lektura shkollore

Bukuria që vret - Migjeni

Atdheut - Esad Mekuli

Gjergj Elez Alia - këngë popullore legjendare

Emrin e ka dashuri - Ali Podrimja

Jabllani - Petar Koçiq

Përpara verës - Enver Gjergjeku

Kënga për vendin tim - Jure Kashtelan

Miqësia - Zef Serembe

Malësori i vogël - Sterjo Spasse

Dita e majit të kuq - Latif Berisha

Vendlindjes - Qerim Ujkani

Në veri (reportazh) - Ramiz Kelmendi

Aska dhe ujku - Ivo Andriq

Vallja (fragment) - Branko Radiçeviq

Tabakaja (fragment) - Gjorgji Abaxhijev

Halili dhe Hajrija (fragment) - Kolë Jakova ,

Letra e Vanjkës - Anton Çehov

Gjahu i malësorëve - Konstandin Kristoforidhi

A je brymë, moj, a je borë - këngë lirike popullore

O kallinjtë e mi - Aleksa Shantiq

Mysafirët e vegjël - Maksim Gorki

Paraja e fituar me djersë - tregim popullor

Hakmarrja (fragment) - Jusuf Kelmendi

Kristofi dhe pasanikët - Romen Rolan

Kroi i fshatit tonë - Lasgush Poradeci

Viti i fitores - Petro Marko

Kombajneri - Rifat Kukaj

Soloni dhe Krisua - Sami Frashëri

Duart e babait - Tajar Hatipi

^ Lektura shtëpiake

Adem Gajtani - Lule më lule

Migjeni - Luli i vocërr

Branko Qopiq - Shqiponjat fluturojnë herët

Rrahman Dedaj - Zogu dhe kulla

Rifat Kukaj - Lepuri me pesë këmbë

Viktor Igo - Kozeta

Lexim

Leximi me zë dhe në heshtje (elementet si në klasën e pestë).

Recitimi i teksteve të mësuara përmendsh poetike dhe prozaike. Ekzekutimi i recitaleve.

^ Puna në tekst

Interpretimi i kushtëzimit të ngjarjeve dhe të situatave, të ndjenjave, të konflikteve, të veprimeve, të vetive personale dhe të veçorive karakteristike të peronazheve - në veprat epike. Të udhëzohen nxënësit që t'i argumentojnë mendimet e veta personale dhe përfundimet rreth hollësive të veprës letrare, por nga aspekti i tërësishëm. Analiza e personazheve sikur në klasën e mëparshme: zbulimi i disa veprimeve negative te personazhet pozitive dhe i veprimeve pozitive te personazhet negative. Të vërehen, të komentohen dhe të vlerësohen situatat dhe veprimet, fjalët dhe veprat, vetitë fizike dhe shpirtërore, dëshirat dhe mundësitë, qëllimet dhe mjetet (harmonizimi i tyre dhe jologjikshmëria).

Të udhëzohen nxënësit të bëjnë zbulimin e përshkrimit të dyfishtë të realitetit: paraqitja besnike e dukurive (përshkrimi objektiv) dhe lidhja me anën e fantazisë së dukurive me qëndrimin dhe ndjenjat e shkrimtarit (përshkrimi subjektiv).

Që nxënësit të udhëzohen edhe më tej që t'i interpretojne tablot poetike të shkaktuara nga bukuritë joshëse sensuale (motivet konkrete), si dhe duke medituar dhe me anën e ndjenjave (motivet abstrakte, emocionet, refleksionet).

Zbulimi i ndjenjës kryesore dhe i emocioneve të tjera në poezinë lirike. Të vërejturit e strukturës motivuese të poezisë; mënyra e zhvillimit të motiveve në tablot poetike dhe bashkimi i tyre funksional.

Zhvillimi i shprehisë që vrojtimet, mbresat dhe përfundimet të vërtetohen me të dhënat e tekstit dhe të realitetit jetësor, që vlerat artistike të hulumtohen nga aspekti problemor. Të jepen detyra përgatitore dhe të udhëzohen nxënësit për punë që ta njohin në mënyrë të pavarur veprën letrare (paraqitja me gojë dhe me shkrim e veprës letrare).

Të nxiten nxënësit që t'i kuptojnë dhe përvetsojnë nocionet funksionale: e përgjithshmja, realiteti, objektiviteti, subjektiviteti, e jashtëzakonshmja, dramatike; veprimet krijuese; nuancat, detaji, atmosfera, perspektiva; motivi; lufta e mendimeve, hulumtimi, argumentimi; drejtpërsëdrejti; tërthorazi; malli; parandjenja, dyshimi, habia (shtangimi), ndërgjegjshmëria, maturia, humaniteti, dinjiteti.

Nocionet

Gjatë përpunimit të veprave letrare përvetësohen këto nocione: poezia sociale; ideja (porosia); llojet e strofave dhe të rimave, njësitë kompozicionale (tabloja poetike dhe elementet e saj); elementet e të shprehurit poetik (hiperbola, kontrasti); karakterizimi psikologjik dhe sociologjik i personazheve; funksioni i peizazhit; karakteristikat themelore të aufobiografisë; aforizmat.

^ KULTURA E TË SHPREHURIT (40 ORË)

Lënda e të shprehurit me gojë dhe me shkrim duhet të merret nga të vërejturit dhe përjetimet e nxënësve në shkollë dhe jashtë saj, nga tekstet që përpunohen në shkollë, nga shkrimet e ndryshme - nga gazetat, revistat, filmat, emisionet radiotelevizive dhe shfaqjet teatrore për fëmijë.

^ Të shprehurit me gojë

Rrëfimi: të vërejturit e elementeve të formës së kompozicionit (hyrja, rrjedha e veprimit, shkallëzimi në radhitjen e motiveve kryesore dhe të dorës së dytë, vendi dhe gjerësia e kulminacionit gjatë interpretimit, përfundimi). Të vërejturit e karakteristikave të komentimit kronologjik dhe retrospektiv.

Përshkrimi i objekteve dhe i qenieve në lëvizje dhe në qetësi; përshkrimi i dukurive dinamike dhe statike. Në natyrë; të vërejturit e mënyrës së përshkrueshmërisë dhe ndryshimi i tablove statike dhe dinamike si dhe i skenave gjatë përshkrimit dhe rrëfimit; diferencimi i skenave filmike dhe i veprave letrare në statike dhe dinamike. Portretizimi - puna e mëtejshme në analizën e portreteve të suksesshme letrare të personazheve të njohura të përshkruara në literaturën e popullarizuar shkencore; portretizimi i shokëve dhe i njerëzve të njohur. Përshkrimi i enterierit (pamjes së brendshme) dhe i eksterierit (pamjes së jashtme).

Ritregimi - duke identifikuar heroin kryesor.

Të folurit (monologu dhe dialogu) si lloj i të shprehurit; të vërejturit e funksionit të të folurit të personalitetit (personazhet) në veprën dramatike dhe epike.

Intervista

Raportimi - si në klasën e mëparshme. Udhëheqja e mbledhjes dhe pjesëmarrja në diskutim. Hapja e ekspozitës, përshëndetja e mysafirëve, të uruarit. Fjalim i shkurtër përshendetës.

Artikulli - interpretimi, rezymeja.

^ Të shprehurit me shkrim

Shkruarja e hartimeve narrative (tregimtare) sipas planit të mëparshëm të përcaktuar: hyrja, rrjedha kronologjike e veprimit me përpunimin e veçantë të traditave në radhitjen e hollësirave të cilat e përbëjnë rrjedhën e veprimit, përfundimi. Shkruarja e hartimeve narrative me rrjedhë retrospektive të veprimit dhe me kombinim të rrjedhës retrospektive dhe kronologjike të veprimit.

Hartimet deskriptive me shkrim (peizazhi, portreti) me temë mbi mbrojtjen e ambientit jetësor.

Shkruarja e hartimit ku është e folmja e personit (monologu dhe dialogu) si dhe ku është prezent mënyra kryesore dhe ekskluzive e të shprehurit.

Hartimet me shkrim mbi ngjarjet dhe përjetimet e imagjinuara me përm bajtje që bashkon rrëfimin, përshkrimin dhe të folmen e personit.

Intervista

Raportimi - fjala hyrëse me rastin e hapjes së mbledhjes, ekspozitës etj. Përshkrimi i shkurtër i fjalës përshëndetëse.

Artikulli - rezymeja.

Ushtrime të mëtejshme në shkrimin e pjesëve të tekstit.

Ushtrime stilistike - sintaksore me renditje të ndryshme të lokucioneve kryefjalore, kallëzuesore dhe kundrinore dhe pjesët e varura të tyre; të vërejturit e dallimeve të nuancuara të kuptimit.

Të vërejturit e huazimeve dhe të lokalizmave të papërshtatshme dhe zëvendësimi i tyre me shprehje të përshtashme të gjuhës letrare.

Nxitja e nxënësve për krijime letrare duke i lexuar punimet e zgjedhura të nxënësve dhe duke biseduar për to.

Shkruarja e ditarit, e letrave zyrtare dhe private.

Dhjetë delyra shtëpiake me shkrim dhe analiza e tyre në orët e mësimit.

Katër hartime shkollore me shkrim (një orë për shtjellim, dy për korrigjim.

^ KLASA VII
(4 orë në javë, 144 orë në vit)

Detyrat operative

- të përvetësohet teknika e lexitmit të shpejtë në heshtje duke kuptuar tekstin;

- te përvetësohen fjalitë e varura dhe kongruencat;

- të njihen nxënësit me shqyrtimet si formë e të shprehurit me gojë dhe më shkrim;

- të përvetësohen në mënyrë sistematike format e ndryshme të komunikimit me gojë dhe me shkrim;

- pavarësimi i nxënësve në interpretimin e veprave lirike, epike dhe dramatike;

- përvetësimi i nocioneve specifike të artit filmik dhe skenik.

 

 

^ GJUHË (44 ORË)

Gramtika

SINTAKSA

Fjalia

Llojet e fjalive (dëftore, pyetëse, çuditëse).

Togfjalëshi. Llojet e lidhjeve të fjalëve në togfjalësh. Llojet e fjalive sipas përbërjes së tyre (e pazgjeruar, e zgjeruar, e përbërë).

Pjesët e fjalisë: kryefjala (kuptimi, ndërtimi), kallëzuesi (kuptimi, llojet e tij, i thjeshtë dhe i përbërë). Të përshtaturit e kryefjalës me kallëzuesin. Kundrinori pa parafjalë. Kundrinori i drejtë (kuptimi, ndërtimi). Kundrinori i zhdrejtë (kuptimi, ndërtimi i tij). Kundrinori me parafjalë. Mbiemri: apozicioni (ndajshtimi).

Rrethanori (i vendit, i kohës, i mënyrës, i shkakut, i sasisë).

Përcaktori kallëzuesor. Fjalia e thjeshtë me një gjymtyrë kryesore, me folje dhe me emër; fjalia e paplotë; rendi i gjymtyrëve në fjalinë dëftore. Ushtrime sintaksore.

Transpozicioni i gjymtyrëve të fjalisë në fjali dhe anasjelltas.

Gjuhët e kombeve dhe të kombësive të cilat fliten në RFJ - njohuritë kryesore (ndarja).

Drjetshqiptimi

Ushtrime rreth intonacionit dhe theksimit të drejtë të fjalëve dhe të trajtave të tyre.

Vendi i theksit në gjuhën e sotme letrare.





оставить комментарий
страница6/34
Дата23.01.2012
Размер6.06 Mb.
ТипДокументы, Образовательные материалы
Добавить документ в свой блог или на сайт

страницы: 1   2   3   4   5   6   7   8   9   ...   34
плохо
  1
Ваша оценка:
Разместите кнопку на своём сайте или блоге:
rudocs.exdat.com

База данных защищена авторским правом ©exdat 2000-2014
При копировании материала укажите ссылку
обратиться к администрации
Анализ
Справочники
Сценарии
Рефераты
Курсовые работы
Авторефераты
Программы
Методички
Документы
Понятия

опубликовать
Документы

Рейтинг@Mail.ru
наверх